AKTUALITET /

V*au babanë, zbardhet dëshmia e djalit: Nuk më linte të haja i qetë! Kemi pasur konflikte të vazhdueshme!

Sipas burimeve nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se i riu kishte shfaqur probleme të sjelljes edhe më parë. Dy vite më parë, ai ishte paraqitur në spital për një vizitë mjekësore, ku mjekja i kishte rekomanduar një kontroll psikiatrik.

Shkruar nga Versus
V*au babanë, zbardhet dëshmia e djalit: Nuk më linte të haja
Pamje nga vendngjarja

Është zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit që vrau babain e tij në Shkallnur të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, kur Marjan Kodheli goditi për vdekje me thikë të bukës babain e tij 69-vjeçar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, i riu ka treguar se krimi ndodhi gjatë një grindjeje familjare:

“Po hanim bukë dhe babai filloi të më sulmonte me fjalë. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend mirë pse ndodhi, por kemi pasur konflikte të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar gjashtë vjet në Francë dhe gjashtë muaj në Greqi. Pasi u ktheva në shtëpi isha i papunë, dhe shpesh debatonim. Gjatë drekës, humba kontrollin, mora thikën dhe e qëllova.”

Sipas burimeve nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se i riu kishte shfaqur probleme të sjelljes edhe më parë.

Dy vite më parë, ai ishte paraqitur në spital për një vizitë mjekësore, ku mjekja i kishte rekomanduar një kontroll psikiatrik. Megjithatë, si ai, ashtu edhe familja e tij, e kishin refuzuar këtë sugjerim, duke pretenduar se nuk kishte probleme mendore.

Edhe i ati, në atë kohë, kishte deklaruar se djali ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte nevojë për trajtim.

Banorët e fshatit e përshkruajnë familjen Kodheli si të qetë dhe pa konflikte, ndërsa djali kishte jetuar për vite me radhë jashtë vendit, përpara se të kthehej kohët e fundit në Shqipëri./Versus.al

Poll