Dibër- Pesë persona janë arrestuar si pasojë e tragjedisë së ndodhur paraditen e djeshme në një minierë të Bulqizës ku humbi jetën minatori Fari Veliu 66 vjeç.
Në pranga kanë rënë Njazi Përkola, 46 vjeç, Besnik Çupi, 68 vjeç, Ferit Truka, 61 vjeç, Ervis Kadiu, 35 vjeç dhe Edmond Xhafa, 51 vjeç të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar ‘Gerti” sh.p.k nën pronësi të Jeton Danit.
Sipas hetimeve të kryera deri më tani, të arrestuarit me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë marrë masat e domosdoshme për të garantuar kushtet e sigurimit teknik në minierë.
I moshuari humbi jetën pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve që mori si pasojë e shembjes së masivit shkëmbor që e zuri sipër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Versus.al







