Biznesmeni Klodian Allajbeu është paraqitur mesditën e së martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.
Burime bëjnë me dije se kjo paraqitje lidhet me hetimet për koncesionin e laboratorëve në shëndetësi, me vlerë mbi 100 milionë euro.
Ditë më parë, SPAK kishte zhvilluar kontrolle në kompani të lidhura me Allajbeun dhe Spitalin Amerikan, duke sekuestruar dokumente, kompjutera, telefona celularë dhe materiale të tjera të rëndësishme për hetimin.
Gjatë kontrollit personal, biznesmenit i është sekuestruar. Hetimet vijojnë, ndërsa priten detaje të reja lidhur me rolin e Allajbeut dhe përgjegjësitë e tij në këtë çështje.
/Versus.al

