AKTUALITET /

Veliaj padit institucionin e Presidentit dhe prokurorin Ols Dado! Kërkon pavlefshmëri të emërimit

Veliaj pretendon se Dado s'duhet të ishte prokuror pasi nuk ka kryer shkollën e magjistraturës

Shkruar nga Versus

Veliaj padit institucionin e Presidentit dhe prokurorin Ols Dado! Kërkon

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados si prokuror. Sipas tij, ligji i kohës nuk e lejonte që Dado të emërohej nga noter në prokuror pa kryer më parë shkollën e Magjistraturës.

Veliaj padit institucionin e Presidentit dhe prokurorin Ols Dado! Kërkon

Me anë të një kërkese padi në gjykatën administrative të Tiranës, Veliaj kërkon pavlefshmëri të dekretit të emërimit të Dados në vitin 2008. Padia përfshin edhe institucionin e presidentit përgjatë periudhës 2007-2012, kohë kur president ka qenë Bamir Topi. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit - pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Dado është prokurori i posaçëm i SPAK që po heton dosjen e Erion Veliajt, për të cilën kryebashkiaku është marrë i pandehur për 5 vepra penale. Më herët Veliaj ka patur edhe shpërthime me akuza e epitete ndaj prokurorit të posaçëm. Versus.al

Poll