Viola Agasi, motra e biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi, është larguar nga detyra si Drejtuese e Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Largimi i saj vjen pas emërimit të drejtuesit të ri të AKSHI-t dhe pas bujës mediatike që shkaktoi implikimi i vëllait të saj si person i dyshuar në disa ngjarje kriminale.
Vendi i saj ka mbetur bosh dhe agjencia ka shpallur thirrje publike për të gjithë personat e interesuar që përmbushin kriteret.

Si "numri 3" i agjencisë, Drejtoria Juridike që drejtohej nga Viola Agasi kishte rol kyç në proceset e prokurimeve dhe tenderat e AKSHI-t, disa prej të cilëve rezultojnë të kenë qenë nën kontrollin e biznesmenit Ergys Agasi.
Me ristrukturimin e agjencisë dhe emërimin e Igli Tafës në krye, Viola Agasi është transferuar në një dikaster tjetër me rëndësi më të ulët brenda AKSHI-t./ Versus.al


