AKTUALITET /

Vendoset nëse kalon për gjykim ose pushohet, sot seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt

Seanca e shkuar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve.

Shkruar nga Versus

Vendoset nëse kalon për gjykim ose pushohet, sot seanca paraprake

Sot në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt ku pritet të vendoset nëse do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim hetimesh apo do të pushohet.

Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve për arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan pas përplasjes që pati me prokurorin Gjergji Ceka në gjykatë.

Përveç Veliajt, të pandehur për dosjen hetimore rreth tij janë marrë bashkëshortja Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 27 persona e shoqëri. Ndaj kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, mosdeklarim pasurie, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli. Versus.al

Poll