AKTUALITET /

VIDEO/ "Më njoftuan: hajdeni me vrap", Kryemadhi në GJKKO për seancën paraprake ndaj saj dhe Metës

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Më njoftuan: hajdeni me vrap", Kryemadhi në GJKKO

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake ku pritet të vendoset nëse dosja e ish-presidentit Ilir Meta do të dërgohet për gjykim, do të pushohet, apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Mes të pandehurve është edh eish-bashkëshortja e tij, ish-deputetja Monika Kryemadhi e cila u shfaq e buzëqeshur para gazetarëve. Ndërsa e pyetur për ndonjë deklaratë, tha se nuk kishte kohë në atë moment pasi e kishin njoftuar që të ishte e pranishme në seancë sa më shpejt.

“Do më thonë pastaj se nuk je paraqitur në orar se më njoftuan: hajdeni me vrap”- tha Kryemadhi. Versus.al



Poll