AKTUALITET /

“Vetë e kërkove”, babë e bir rrëfejnë momentin kur autori q*lloi drejt gjyqtarit

Shkruar nga Versus

“Vetë e kërkove”, babë e bir rrëfejnë

Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir të cilët mbetën të plagosur gjatë atentatit në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja kanë lënë sot spitalin e Traumës pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre raportohet të jetë e qëndrueshme.

Të dy kanë dhënë dëshmitë para oficerëve të policisë duke rrëfyer momentet e tmerrit brenda sallës gjyqësore të Apelit. Ata kanë treguar se gjithçka kishte ndodhur brenda pak sekondash duke shkaktuar kaos tek të gjithë të pranishmit.

Sipas tyre, çdo gjë u tensionua menjëherë pasi gjyqtari shpalli vendimin që nuk ishte në favorin e familjes Shkambi. Pasi Kalaja lexoi vendimin, Shkambi nxorri armën që e mbante të fshehur poshtë xhaketës dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Dëshmia e Rakip dhe Ervis Kurtaj: Ngjarja ndodhi shumë shpejt. Kalaja u përpoq të mbrohej, por nuk kishte as hapësirë, as kohë. Elvisi iu afrua dhe e qëlloi nga shumë pranë duke i thënë: “Vetë e kërkove”. Pastaj u kthye nga ne dhe sekretarja, por arma nuk kishte më plumba”, kanë treguar Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Më tej në dëshmi, ata thanë se autori i krimit doli me qetësi nga salla, ndërsa të tjerët u përpoqën t’i jepnin gjyqtarit ndihmën e parë.

“U munduam ta ndihmonim, por ai nuk reagonte. Pas pak minutash erdhi policia dhe ambulance. Kur dolëm jashtë, pamë që arma ishte lënë te dera, ishte shumë e vogël. Na erdhi shumë rëndë për gjyqtarin, por sinqerisht, kjo ishte një situatë që e kishim frikë prej kohësh”, kanë thënë ata.

“Na thonin se do na hidhnin në rrugë, sa herë na shihnin. Ishte bërë si makth kjo histori”, janë shprehur babë e bir duke theksuar kërcënimet e vazhdueshme që kishin marrë nga familja Shkambi. Versus.al

Poll