AKTUALITET /

VIDEO/ Katastrofë mjedisore në bregdetin e Velipojës, plehrat pushtojnë plazhin

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Katastrofë mjedisore në bregdetin e Velipojës, plehrat

Aktivisti për mbrojtjen e Mjedisit, Misard Basha ka publikuar pamje të bregut të Velipojës, të cilat tregojnë se ndodhet në një gjendje katastrofike për shkak të ndotjes nga mbeturinat të cilat janë shfaqur në zonën e plazhit pas reshjeve të shiut.

"Kjo katastrofë mjedisore që po përjetojmë ne bregun e Velipojës është një kujtesë e fortë se Natyra gjithmonë na kthen atë që i japim", shkruan aktivisti.

Pamjet tregojnë të gjithë dëmin që vetë qytetarët i kanë bërë mjedisit duke hedhur mbeturinat pranë lumenjve të cilët i kanë sjellë në bregdet, kjo është prova sesi ne masakrojmë mjedisin pa menduar pasojat.

Shishe plastike, qelq, mbeturina, qese plastike janë përhapur në të gjithë vijën bregdetare, mund të arrijnë deri në 3-4 kilometra. Aktivisti Mirsad Basha, i njohur për nismat në mbrojtje të mjedisit që ndërmerr herë pas here, njofton se së shpejti do të nisë një aksion i madh pastrimi.

"Këto ditë që vijnë, po përgatitemi për një aksion të madh pastrimi, sepse kjo tokë është e jona dhe përgjegjësia për ta mbrojtur është e përbashkët. Aksioni i madh me datë 10 Dhjetor. Ju ftojmë të na bashkoheni në terren ose të kontribuoni për të siguruar mjetet, autobusat dhe mbështetjen e nevojshme për këtë aksion", thotë Misard Basha në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll