Jo, një e dy, por plot 10 policë janë përballë Bekim Koçekut. Ky i fundit, invalid me karrocë me rrota, në trup ka veç një dorë, një cung tjetër dorë dhe dy këmbët po cung… Përballë tij fillimisht janë 6 e më pas 10 uniforma blu.
Aksioni i policisë për shembjen e objekteve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e gjashtë, dhe nuk ka munguar tensioni. Fadromat e IKMT-së kanë zbarkuar sot në pronën e familjes Koçeku, ndërsa forcat e shumta policore janë vendosur aty për të parandaluar çdo përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve.
Por historia që po trondit më shumë, nuk është vetëm një aksion dhunshëm i pastrimit të territorit. E gjithë vëmendja ka shkuar tek Bekim Koçeku, një njeri që përpiqet të mbrojë atë që ka ndërtuar me mund e sakrifica edhe nga karrigia me rrota. Ky është një njeri që, me gjysmëkrahët e tij të dobët, ka ngritur këto objekte si një testament të dashurisë për jetën, familjen, të motrën e ndjerë, e cila, me ndihmën e saj, ka mbështetur çdo hap të tij.
Por tani, të gjitha ato ëndrra dhe mundime po shemben, dhe Bekimi nuk mund të mbajë dot lotët kur përkujton motrën e tij pranë përkujtimores që e lidh me të.
"Motra ime më ka ndihmuar të ndërtoj këto objekte. Tani po shkatërrohen para syve tanë," – thotë ai, me zërin e shtrënguar nga dhembja dhe zhgënjimi.
View this post on Instagram







