Pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit, policia ka dal me njoftim zyrtar.
Uniformat blu bëjnë me dije se lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin Indrit Cërrloj, 48 vjeç, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kujtojmë se Indrit Cërrloj u shkarkua nga detyra si drejtues i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit.
Gjithashtu u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për mjeken e IEVP Durrës, Ylvete Sema, 66 vjeçe, e dyshuar për të njëjtën vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.
Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Versus.al
View this post on Instagram

