Elbasan- Policia ka arrestuar 47 vjeçaren me dy emra e cila ishte shpallur në kërkim nga Italia, për shkak se gjykata e Kaliarit e ka dënuar me 9 vite e 6 muaj burg në 2016-ën.
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
"Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale"- thuhet në njoftim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e Avdulit, në Itali. Versus.al








