AKTUALITET /

VIDEO/ E moshuara del nga flakët,nëna largohet me foshnjen në duar, pamje dramatike nga zjarri në kompleksin 'Arlis'

Shkruar nga Versus

VIDEO/ E moshuara del nga flakët,nëna largohet me foshnjen në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së martës kryeqytetin, ku një pallat pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” është përfshirë nga flakë të fuqishme, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, situata ka qenë dramatike, ndërsa një nënë është parë duke dalë me foshnjën në krahë për t’i shpëtuar zjarrit që po përhapej me shpejtësi në ndërtesë. Tym i dendur ka mbuluar katet e sipërme të pallatit, duke vështirësuar evakuimin e banorëve.

Në një tjetër moment, një grua e moshuar është ndihmuar nga qytetarë të tjerë për të dalë nga ambientet e përfshira nga flakët dhe tymi, ndërsa në zonë ka mbizotëruar paniku.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur evakuimin e plotë të banorëve për të shmangur rrezikun për jetën e tyre.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll