
Fshati i Linit në Pogradec është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.
Me këtë status, Linit i jepet një vlerësim i veçantë për peisazhin unik ku ka të ndërthurur bukurinë e trashëgiminë kulturore dhe natyrore.
Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Lini është tashmë vendbanimi më i vjetër i zbuluar në Evropë ku rezulton të kenë qenë fillimet e hershme të banorëve të parë të kontinentit para 6 mijë vitesh. Ende ruhet struktura tradicionale urbanistike me rrugica karakteristike prej kalldrëmi, ndërsa arkitektura vernakulare pasqyron teknika ndërtimi dhe materiale vendase, të përshtatura mjeshtërisht me klimën dhe resurset lokale. Versus.al
