Një incident i pazakontë ka ndodhur në qendër të Tiranës, teksa po mbahej gara e çiklistëve “Giro d’Italia”.
Një qytetar raportohet se është futur në mes të rrugës dhe ka përplasur një prej çiklistëve duke e rrëzuar në tokë.
Dyshohet se qytetari ka dashur të hidhet nga ana tjetër e rrugës, por ka zgjedhur momentin e gabuar.
Policët shihen në video teksa nuk kanë arritur ta ndalojnë, por kanë tentuar ta kapin pas incidentit.







