
Ditën e djeshme, u bë virale një foto e një arushe me tre këlyshët e saj, duke ecur anash rrugës së automjeteve në fshatin Kolesjan të Kukësit.
Pothuajse shumica e mediave e publikuan si ngjarje të rrallë, por realiteti është ndryshe. Së pari, arinjtë në këtë stinë kanë gjumin dimëror, së dyti, rezulton se në fshatin Kolesjan rruga që shfaqet në foto është me baltë dhe nuk ka dëborë, në këtë zonë ka patur reshje shiu.
Guidieri Ben Trota shkoi në zonën ku pretendohej se ishte realizuar fotoja, dhe publikoi video të vendit duke nxjerr në pah se kemi të bëjmë me një mashtrim përmes inteligjencës artificiale, e cila nuk dihet për çfarë qëllimi është përdorur në këtë rast./Versus.al

