AKTUALITET /

VIDEO/ Ishte “truri” i bandës që grabiti 1 milion euro në zona elitare të Athinës, arrestohet 39 vjeçari shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar i arrestuar, herë vetëm dhe herë së bashku me një bashkëpunëtor, përdori zonat pyjore në Filothei dhe Psiqiko si baza - Tregues i guximit të tyre është fakti që ata hynin në shtëpi edhe kur sistemi i alarmit binte.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ishte “truri” i bandës që grabiti 1 milion euro

Rreth një milion euro dyshohet se kanë përfituar anëtarët e një bande grabitësish që vepronte kryesisht në zonat elitare të Filotheis dhe Psihikos në Athinë.

Sipas hetimeve të Njësisë për Luftën dhe Zbardhjen e Krimeve Filothei–Psihiko, të dyshuarit kishin grabitur që nga muaji korrik të paktën 16 banesa, duke shfrytëzuar mungesën e pronarëve gjatë pushimeve verore.

Në qendër të hetimit është një shtetas shqiptar 39-vjeçar, i cili u arrestua. Ai vepronte herë i vetëm e herë me bashkëpunëtorë, duke përdorur si baza fshehjeje zona pyjore në Filothei dhe Psihiko, ku strehoheshin para dhe pas kryerjes së grabitjeve.

Autorët përzgjidhnin banesat me kriter kryesor afërsinë me zonat e gjelbra dhe, duke marrë masa të forta paraprake sigurie – doreza, kapele dhe maska – hynin në shtëpi pasi thyenin dyer ballkoni ose dritare me leva. Ata hiqnin kamerat e sigurisë dhe çaktivizonin sistemet e alarmit.

Në rastet kur synonin kate më të larta, përdornin shkallë teleskopike që e kishin gjithmonë me vete.

Sipas policisë, veçanërisht shqetësues është fakti se grabitësit vijonin veprimet edhe kur alarmi ishte aktivizuar. Për të rritur përfitimin, ata kryenin disa grabitje brenda të njëjtës natë, ndërsa në tre raste u rikthyen pas pak ditësh në të njëjtat banesa për të marrë sende shtesë.

39-vjeçari u lokalizua mëngjesin e Krishtlindjes nga patrulla e Komisariatit të Nea Filadelfias – Nea Halkidonës, teksa drejtonte një automjet në zonë. Ai nuk iu bind urdhrit për kontroll dhe tentoi të largohej, por pas një ndjekjeje u neutralizua dhe u arrestua.

Hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë./Versus.al

Poll