Tiranë- Policia ka arrestuar 24 vjeçarin Franci Veizaj i cili akuzohet se trafikonte nga SHBA në Shqipëri kanabis me përqindje të lartë TCH.
Kjo është një tjetër fazë e operacionit të policisë sa i takon goditjes së kësaj veprimtarie kriminale pas rasteve të tjera kur është kapur drogë e ardhur me postë nga SHBA.
Në total është sekuestruar 3.6 kg kanabis e cilësisë së lartë me vlerë 50 mijë euro. Në videon e publikuar, shihet momenti kur policia ndërhyn për të arrestuar të riun në momentin kur ky i fundit po dilte nga dega postare në Tiranë me kutinë e mbushur me kanabis.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al








