
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën 'arrest shtëpie' për avokatin Besart Logun.
Në seancë avokati Logu kërkoi një masë më të butë se izolimi në banesë për shkak se është babai i dy fëmijëve të mitur, nuk rrezikon prishjen e provave që janë mbledhur muaj më parë, dhe nuk rrezikon apo ka qëllim shmangien e drejtësisë por që nuk u pranuan.
Avokati deklaroi dje se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se do të vërtetojë pafajësinë e tij. Spak ndërkohë pretenton se avokati i ka marrë një personi të proceduar shtetas italian 8 mijë euro me premtimin se do të ndikonte tek vendimarrja e prokurorëve dhe gjytarëve.Versus.al
View this post on Instagram







