
Tiranë- Islam Sefa, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Holandë e Itali, është arrestuar sot nga agjentët e BKH pasi u konstatua në një lokal 100 metra larg SPAK-ut.
Mësohet se Islam Sefa është arrestuar në momentin kur sapo ishte futur në lokal për t’u takuar me avokatin e tij.
Aksioni i policisë italiane i zhvilluar në Venecia, çoi në pranga 24 persona të cilët ishin përfshirë në grupin kriminal, që drejtohej nga Bujar Sefa, vëllai i Islam Sefës i cili u arrestua sot.
Bujar Sefa është dënuar me 12 vjet e 9 muaj burg nga gjykata italiane që i sekuestroi edhe 346 mijë euro, ndërsa vëllezërit e tij, Selam Sefa dhe Jetmir Sefa u dënuan përkatësisht me nga 9 vite e 9 muaj burg dhe 5 vite e 4 muaj burg si bashkëpunëtorët më të ngushtë të kreut të grupit që merrej me trafikun e drogës që vinte nga Shqipëria drejt Italisë dhe Holandës. Versus.al








