AKTUALITET /

VIDEO/ Merr flakë autobusi para ministrisë së Jashtme, tymi mbulon zonën

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Merr flakë autobusi para ministrisë së Jashtme, tymi
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Autobusi i linjës së unazës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme teksa kalonte para ministrisë së Jashtme. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit zjarrit në mjetin e transportit publik. Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në motor. Tymi i shkaktuar si pasojë e flakëve, ka mbuluar zonën përreth duke krijuar ndotje për qytetarët.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: