AKTUALITET /

VIDEO/ Mësonte turistët të hidhnin mbeturinat në tokë, e pëson personazhi i TikTok-ut Kozak Braçi

Videoja e regjistruar muaj më parë tregon sesi 32 vjeçari hedh mbeturina nga makina dhe u sugjeron edhe turistëve të huaj të bëjnë të njëjtën gjë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Mësonte turistët të hidhnin mbeturinat në tokë,

Tiranë- Personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Kozak Braçi është shoqëruar nga policia e komisariatit numër 4 në kryeqytet pas publikimit të një videoje ku shfaqej duke mësuar turistët e huaj që të hidhnin në tokë mbeturinat.

Në video, shfaqet 32 vjeçari Braçi teksa hedh mbeturina nga dritarja e mjetit ku ishte pasagjer dhe ndërkohë këtë gjë ua sugjeron edhe turistëve të huaj që ndodheshin në sediljen e pasme të makinës.

Policia njofton se TikTok-eri është gjobitur me 100 mijë lekë dhe pas shoqërimit në komisariat është lënë i lirë.

Më herët Kozak Braçi është bërë shpesh herë temë e mediave për shkak të ngjarjeve të ndryshme ku ishte përfshirë si pasojë e konflikteve në rrjetet sociale. Versus.al

 

Poll