Një tjetër qytetar është kapur duke fotografuar voton me celularin e tij. Sipas burimeve për media ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Librazhd.
Në videon e mëposhtme shihet qytetari tenton të fshijë fotografinë pasi është konfrotuar me komisionerët.
Për rrjedhojë të kësaj ngjarjeje, procesi i votimit në këtë qendër është pezulluar për shkak të këtij incidenti.
Pas pak minutash thuhet se procesi vijoi normalisht.
Kujtojmë se ditën e sotme, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat komentoi për votuesit që fotografojnë votën.
Celibashi njoftoi se fotografimi i votës nga votuesit do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, teksa theksoi se qytetarët që kryejnë këto lloj shkeljesh mund të ndëshkohen me minimumin 3 vjet burgim.
View this post on Instagram







