
Sic ishte lajmëruar, pasditen e sotme po mbahet në Tiranë një protestë në mbështetje të studentëve shqiptare në RMV, të cilët kërkojnë të zhvillojnë provimin e Jurispridencës, në Gjuhës Shqipe.
Pas 2 tubimeve që kanë organizuar në Shkup, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, kjo është protesta e tretë e madhe në të cilën pritet të marrin pjesë të rinj e qytetarë dhe nga Kosova e Maqedonia.
Të pranishëm në këtë marshim janë edhe personazhe publike që mbështesin studentët në këtë protestë.
Të rinjtë mbajnë në duar flamuj shqiptarë, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë.
Gjithashtu, dhe një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Ne jemi bashkë” që i bashkohet thirrjes “O sa mirë me qen shqiptar!" duke vijuar me himnin kombëtar për të simbolizuar nisjen e protestës.
Studentët deklarojnë se protesta nuk është politike dhe kanë bërë thirrje që kushdo që ka qëndrime politike, të largohet. Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa provimi të realizohet në gjuhën shqipe. Versus.al

