
Policia ka njoftuar se segmenti rrugor mes Qafë Thore dhe Theth është bllokuar për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, vendimi është marrë pas analizës së riskut dhe komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, si dhe me Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Autoritetet bëjnë me dije se rruga do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë dhe se ndalimi vlen për të gjitha mjetet, përfshirë edhe borëpastrueset, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë kalimi.
Drejtuesit e automjeteve janë këshilluar të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo përditësim të mëtejshëm.
Njoftimi:
Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112./Versus.al

