AKTUALITET /

VIDEO/ Përkeqësohet situata pranë “Nënë Tereza”, flakët rrezikojnë edhe pallatet e tjera, evakuohen banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një kompleks banimi pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke rrezikuar edhe ndërtesat përreth dhe duke detyruar evakuimin e banorëve, ndërsa në vendngjarje po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Përkeqësohet situata pranë “Nënë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme fasadën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për zonën përreth.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe godinat e tjera pranë kompleksit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe tre grupe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, është bërë edhe evakuimi i banorëve të pallatit si masë sigurie, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e ndërtesës. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim./Versus.al

Poll