Policia gjen armën me të cilën u plagosën 5 persona sot në Laç.
Arma e përdorur ka qenë pistoletë dhe ishte hedhur nga autori në një kantier ndërtimi, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes.
Të plagosur nga të shtënat mbetën Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.
Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa të rinjve.
Të lënduar nga ngjarja mbetën edhe kalimtarë të rastit. Angjelina Gjezaj ishte e moshuara e cila në momentin kur ndodhi konflikti po ecte në trotuar dhe mori një plumb në këmbë. Gruaja ishte shitëse dhe tregtonte qirinj pranë Gjykatës së Kurbinit.
Policia njoftoi se kishte identifikuar autorin e ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.








