
Një incident është regjistruar ditën e sotme në plazhin publik të “3 ishujve” në Ksamil, ku dy turiste janë përfshirë në një konflikt verbal me tone të larta, sharje dhe britma, për arsye ende të paqarta.
Sipas burimeve për JOQ Albania, përplasja ndodhi në mes të plazhit, në prani të dhjetëra pushuesve dhe fëmijëve, duke shkaktuar shqetësim dhe tension.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të rikthyer normalitetin, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë.
Të dyja turistet janë shoqëruar në komisariat, ndërsa motivi i konfliktit mbetet ende i panjohur.
View this post on Instagram







