Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës, ku një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi A. S., ndërsa ishte duke manovruar me mjetin e tij në ambientet e biznesit privat, dyshohet se pa dashje ka përplasur vajzën e tij të mitur. E mitura është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur t’i mbijetojë ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa familja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të tragjedisë. /Versus.al/







