
Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike "CFO Pharma" është konfliktuar fizikisht me një pronar lokali në zonën e bllokut.
Pamjet e siguruara nga Versus, tregojnë momentet e përplasjes, ku Çausholli, i veshur me një këmishë të bardhë, ngre duart, duke dhënë përshtypjen se kërkon të shmangë përshkallëzimin e situatës.
Vetëm pak sekonda më vonë ai tenton të godasë personin me të cilin dyshohet se ishte konfliktuar. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së disa personave të tjerë të pranishëm në lokal, ndërsa shoqëruesit e biznesmenit e largojnë atë nga ambienti i lokalit.
Dyshohet se shkak i konfliktit të ketë qenë një karikues për automjete elektrike, i cili ishte vendosur në zonë nga Çausholli.
Mësohet se karikuesi është hequr me urdhër të institucioneve kompetente, çka dyshohet se ka sjellë përplasjen mes palëve.
Ndërkohë, pas këtij konflikti, është depozituar një kallëzim penal ndaj biznesmenit për veprat penale të "kanosjes" dhe "shkatërrimit të pronës".
Policia ka njoftuar se kanisur procedimin penal ndaj biznesmenit 48 vjeçar Nadir Çausholli.
"Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.
Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./Versus.al

