
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gerdecit.
Mediu do të paraqes kundërshtimet në lidhje me aktekspertizën tekniko-ushtarak.
Gjatë fjalës së tij deputeti është shprehur se ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak dhe se gjatë procesit disa ushtarak të lartëi kanë kundërshtuar këta ekspert.
'Ekpertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak.Gjatë procesit disa ushtarak të lartë i kanë kundështuar këta ekspert. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist.
Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga prokuroria e kohës për ministrin e mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takojnë shefit te Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ndërsa ministri i mbrojtjes është civil.' është shprehur Mediu gjatë seancës.