AKTUALITET /

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndajë të rinjtë por më pas largohet

Pranë vendit të ngjarjes ndodhej edhe një vajzë, e cila fillimisht tentoi të ndërhynte, por më pas u largua duke hyrë në një objekt afër, ku më pas u fut edhe njëri prej të përfshirëve.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një

Janë publikuar pamjet e një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e armës së ftohtë. Ngjarja ndodhi në zonën e “Skelës”, ku disa të rinj u përfshinë në një përleshje fizike, duke lënë dy persona të plagosur.

Policia e Vlorës bëri me dije se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 32-vjeçarin Indrit Halili, i cili u përfshi në konflikt me dy shtetas të tjerë në lagjet “10 Korriku” dhe “Pavarësia 2”.

Gjatë përleshjes, ai dyshohet se goditi me thikë shtetasit Kristi Kostandino (32 vjeç) dhe M. F. (39 vjeç), të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet filmike të siguruara nga News24 tregojnë qartë momentet e përplasjes, ndërsa vihet re mungesa e ndërhyrjes nga kalimtarët.

Pranë vendit të ngjarjes ndodhej edhe një vajzë, e cila fillimisht tentoi të ndërhynte, por më pas u largua duke hyrë në një objekt afër, ku më pas u fut edhe njëri prej të përfshirëve.

Ndërkohë, edhe vetë autori i dyshuar ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara gjatë sherrit. Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Versus.al

 

Poll