AKTUALITET /

VIDEO/ Reshje dëbore në juglindje, rrugët mbeten të hapura!

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Reshje dëbore në juglindje, rrugët mbeten të hapura!

Gjatë ditës së sotme janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të vendit, duke përfshirë me intensitet të ulët disa segmente rrugore në zonat malore.

Dëbora është evidentuar kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë, pa krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve. Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë në kohë, duke kryer pastrimin dhe hedhjen e kripës, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore.

Autoritetet raportojnë se qarkullimi vijon normalisht dhe rrugët drejt fshatrave turistikë të juglindjes mbeten të hapura. Turistët dhe vizitorët që udhëtojnë drejt zonave malore nuk raportojnë vështirësi në lëvizje.

Strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Versus.al

Poll