
Adriatik Lapaj ka treguar një prej protestuesve të lënduar gjatë përplasjes me policinë e cila i tërhoqi zvarrë për ti larguar nga sheshi para kryeministrisë, pasi aty do të zhvillohet protesta e Partisë Demokratike.
“I kanë thyer këmbën Agronit dhe nuk vjen ambulanca, portokallet dhe shishet e ujit janë “bombat” dhe “raketat” tona që do të sulmonim kryeministrinë e leshit, këto janë armët tona, kryeministër shkërdhatë”, dëgjohet të thotë i revoltuar Adriatik Lapaj.
Lapaj shkon tek arkat me portokalle dhe shishe uji duke i treguar se nuk kanë asnjë armë të rrezikshme përvesh ushqimeve, me tone të ashpra hedh një shishe uji drejt kryeministrisë duke përdorur fjalë banale ndaj Edi Ramës: "kryeministër shkërdhatë"./Versus.al

