AKTUALITET /

VIDEO/ Rrezik i lartë zjarresh nesër në gjithë Shqipërinë, paralajmërimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Rrezik i lartë zjarresh nesër në gjithë

Ministria e Mbrojtjes njofton se më 26 Korrik pritet të ketë rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e Shqipërisë, sipas të dhënave të raportuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (IGJEUM) dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC).

Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Ndërkohë, qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë pranë autoriteteve kompetente.

Bashkëngjitur këtij njoftimi janë edhe hartat referuese që tregojnë nivelin e rrezikut për çdo qark.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, thekson rëndësinë e mobilizimit të të gjithë aktorëve për të shmangur situata fatale nga zjarret në ditët në vijim.

Postimi i ministrit të mbrotjes Pirro Vengu:

Poll