AKTUALITET /

VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët urbani i Kamzë! Pasagjerët në panik!

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët urbani i Kamzë! Pasagjerët në
Pamje nga vendngjarja

Një autobus i linjës Tiranë–Kamëz u përfshi nga flakët paraditen e sotme (7 korrik), duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Zjarri ka nisur në pjesën e motorit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Shoferi, fatorinoja dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga autobusi, duke shmangur çdo rrezik për jetën.

Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit e Kamzës, të cilët arritën të shuajnë flakët. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërsa dyshimet e para flasin për një defekt teknik./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll