AKTUALITET /

VIDEO/ Skandal në aeroportin e Beogradit, shqiptarët trajtohen si 'pengje lufte'

Udhëtarët shqiptarë janë mbajtur për disa orë të izoluar në një autobus pa kondicioner dhe pa ndriçim, në kushte tejet të vështira dhe pa dhënë asnjë shpjegim për situatën.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandal në aeroportin e Beogradit, shqiptarët trajtohen si

Një ngjarje shqetësuese dhe e paprecedentë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Beogradit, ku disa shtetas shqiptarë, që kishin zgjedhur të udhëtonin me linjën ajrore “Air Serbia” drejt Shqipërisë, janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga autoritetet serbe.

Skandali është bërë publik mëngjesin e sotëm nga gazetari Blendi Fevziu, i cili ka ndarë dëshminë e një pasagjeri shqiptar të identifikuar si Orlando. Sipas tij, udhëtarët shqiptarë janë mbajtur për disa orë të izoluar në një autobus pa kondicioner dhe pa ndriçim, në kushte tejet të vështira dhe pa dhënë asnjë shpjegim për situatën.

Në pamjet e publikuara në rrjet, dëgjohen fëmijë që qajnë, ndërsa qytetarë të tjerë përpiqen të marrin përgjigje nga efektivët e Policisë serbe, të cilët kishin rrethuar autobusin dhe nuk lejonin askënd të largohej./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll