AKTUALITET /

VIDEO/ Tensione në Fushë-Milot, të shtëna me armë zjarri pranë një qendre votimi, forca të shumta policie mbërrijnë në vendngjarje

Sipas informacioneve paraprake, debati mes tyre ka nisur brenda perimetrit të sigurisë, por nuk ka pasur përplasje fizike në këtë zonë. Pasi kanë dalë jashtë këtij perimetri, situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se shtetasi Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tensione në Fushë-Milot, të shtëna me armë

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar paraditen e sotme në qendrën e votimit me numër 0871, e vendosur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë-Milot. Dy shtetas, të identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi, janë përfshirë në një konflikt verbal që ka degraduar jashtë perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit.

Sipas informacioneve paraprake, debati mes tyre ka nisur brenda perimetrit të sigurisë, por nuk ka pasur përplasje fizike në këtë zonë. Pasi kanë dalë jashtë këtij perimetri, situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se shtetasi Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të marrë dëshmitë e nevojshme nga të pranishmit. Ende nuk dihet nëse arma është sekuestruar apo nëse ka të ndaluar deri në këtë moment.

 

Autoritetet lokale dhe strukturat e sigurisë kanë garantuar se procesi i votimit nuk është ndërprerë dhe po vijon normalisht. /Versus.al/

Poll