AKTUALITET /

VIDEO/ Transporti publik në Shqipëri, blogeri i huaj: Një nga më të çuditshmit në Evropë!

Sipas tij, stacionet e autobusëve shpesh janë të paorganizuar dhe mungojnë oraret e shënuara, ndërsa destinacionet shënohen vetëm në xhamat e përparmë të autobusëve.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Transporti publik në Shqipëri, blogeri i huaj: Një nga

Një bloger i huaj ka ndarë përvojën e tij me transportin publik në Shqipëri, duke e përshkruar si një nga më të çuditshmit në Evropë.

Sipas tij, stacionet e autobusëve shpesh janë të paorganizuar dhe mungojnë oraret e shënuara, ndërsa destinacionet shënohen vetëm në xhamat e përparmë të autobusëve.

Informacioni online, sipas blogerit, nuk është gjithmonë i besueshëm, dhe pyetja te vendasit nuk garanton gjithmonë përgjigje të sakta.

Ai thekson se rrugët janë shpesh në gjendje të keqe, trafiku në qytetet e mëdha është kaotik, autobusët janë të mbipopulluara dhe shpesh pa kondicioner.

Si këshillë për turistët, blogeri rekomandon të kenë me vete ujë dhe ushqime të lehta, dhe të marrin informacionin më të saktë për oraret dhe nisjet e autobusëve nga hotelet ose hostelet. “Atje kam marrë përgjigjet më të sakta,” shkruan ai.

Megjithatë, ai paralajmëron se edhe informacionet online nuk duhet marrë si të garantuara dhe duhet përdorur vetëm si udhëzues.

Poll