
Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Zeka ka qëndruar përreth një ore, dhe pas daljes së tij ai është shprehur për gazetarët se nuk ishte i thirrur për aeroportin e Vlorës por për t'i kërkuar një intervistë kreut të SPAK, Altin Dumanit.
''Nuk jam thirrur në SPAK për aeroportine Vlorës. Thjesht isha për t'i kërkuar një intervistë zotit Dumani. Kam një vit që e kërkoj. Nuk pranoi. Kam një vit që kërkoi intervistë dhe te Anila Hoxha dhe unë në dallim nga shumë gazetarëve nuk bëj interivstë me askënd pa një bisedë paraprake me të’ u shpreh Zeka për gazetarët. /Versus.al
View this post on Instagram

