
Prej një ore flakët po vijojnë të djegin tregun e rrobave të përdorura tek “5 Maji” në Tiranë.
Forcat zjarrfikëse po luftojnë për shuarjen e flakëve, dhe mos përhapjen e tyre pranë pallateve pranë vendit të ngjarjes.
Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro deklaroi para mediave se, “ka vetëm dëme materiale dhe se nuk ka lëndë të rrezikshme, janë djegur vetëm mallrat që ishin brenda magazinave. Është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve nga Kamza, Elbasani dhe Durrësi”.
E gjithë zona është mbuluar nga tymi, banorët e pallateve pranë tregut janë larguar deri në shuarjen e plotë të flakëve nga forcat zjarrëfikëse./Versus.al
View this post on Instagram

