Janë publikuar pamjet e ndjekjes me vrap nga policia kundrejt të riut Skerdi Sina ditën e djeshme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Sane ishte në mjetin tip “Audi Q8” së bashku me Joni Sadikajn, të dy të shpallur në kërkim nga policia për një ngjarje të ndodhur në janar të këtij viti në Astir ku një vajzë i denoncoi se e kishin mbyllur kundër dëshirës së saj.
Pasi u pikasën nga policia, dy të rinjtë tentuan të largoheshin me makinë, por u përplasën me 3 makina të tjera. Në këto kushte kanë braktisur mjetin dhe janë larguar me vrap. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet kur Skerdi Sina vrapon në disa rrugica banesash e biznesesh derisa në fund detyrohet të dorëzohet dhe prangoset nga policia.
Gjatë vrapit, ai ka hedhur një pistoletë tip “Glock” ndërsa në xhepa iu gjetën karikator dhe plumba.
Dënim i mëparshëm
Në detajet e dhënë policia bën me dije se ndaj tij ishte caktuar një dënim 4 mujor nga gjykata e Tiranës për plagosje të rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Sina dhe Sadikaj mësohet se janë të dy kushërinj të Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua në atentat mafioz me shpërthim pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Versus.al







