AKTUALITET /

VIDEO/ Vrasja në Fier, policia jep detaje të tjera, pamje nga arrestimi i autorit

Me anë të një deklarate për mediat, Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit mbrëmë. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vrasja në Fier, policia jep detaje të tjera, pamje nga

Me anë të një deklarate për mediat, Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit mbrëmë. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Xhuljano Mihaj akuzohet se vrau Xhimi Bakaj, bashkëjetuesin e ish-gruas.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 24 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që u gjet në vendin e ngjarjes.”, -thuhet njoftimin e policisë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: