AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët përfshijnë parkun arkeologjik, në rrezik dhe banesat e fshatit

6 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të punuar me shuarjen e flakëve

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Zjarri del jashtë kontrollit  në Finiq, flakët
Pamje nga zjarri në Finiq

Zjarri me përmasa të mëdha që ka rënë ditën e sotme në fshatin Finiq në faqen e malit ka përfshirë parkun arkeologjik të Finiqit, në Sarandës, ndërsa po u afrohet dhe banesave duke rrezikuar pronat dhe jetën e banorëve.

Sipas burimeve, zjarrin e kanë favorizuar edhe erërat e forta, duke e bërë edhe më të vështirë shuarjen e tij.

Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorët e fshatit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

 

/ Versus.al

Poll