AKTUALITET /

VIDEO+EMRAT/ Protesta e opozitës, Policia: Hodhën lëndë piroteknike, arrestohen 18 protestues, mes tyre dhe 3 të mitur! Procedohet deputeti Balliu!

Pas protestës së opozitës në Tiranë, 18 persona u arrestuan dhe 28 të tjerë po procedohen penalisht për përdorim molotovësh, sende të forta dhe kundërshtim të policisë. Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Shkruar nga Versus

VIDEO+EMRAT/ Protesta e opozitës, Policia: Hodhën lëndë

Pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike, strukturat e Policia e Shtetit në Tiranë identifikuan 46 persona që hodhën lëndë piroteknike, molotovë dhe sende të forta, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 18 persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa 28 të tjerë po procedohen penalisht.

Në pranga kanë rënë shtetasit Alvaro Karrata, 19 vjeç, Dionis Gremi, 32 vjeç, Abdulla Isha, 42 vjeç, Vilson Isha, 22 vjeç, Egli Xhaferi, 18 vjeç, Krenar Nela, 23 vjeç, Riza Isenlikaj, 20 vjeç, Edvin Cato, 46 vjeç, Robert Patuçi, 26 vjeç, Marsel Kuçi, 31 vjeç, Agim Deda, 31 vjeç, Kujtim Kothi, 45 vjeç, Fatmir Dodaj, 23 vjeç Bledar Bivja, 23 vjeç, Ardian Deda, 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, dhe 3 shtetas të mitur.

Gjatë operacionit u sekuestruan 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia njoftoi se veprimet e protestuesve kërcënuan sigurinë e institucioneve shtetërore dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në zonën ku u zhvillua tubimi. Materialet procedurale janë referuar në Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” u referua në Prokurori edhe deputeti Klevis Balliu, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Njoftimi i policisë

Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.

Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;

Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll