AKTUALITET /

Vijojnë pasojat e shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, çmimi i bukës në Korçë shkon në 150 lekë

Më herët pati rritje çmimesh për biletat e transportit nga Tirana drejt Korçës.

Shkruar nga Versus

Vijojnë pasojat e shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, çmimi i

Shkatërrimi i aksit Librazhd-Prrenjas vijon të sjellë pasoja shtesë për qytetarët e juglindjes. Së fundmi çmimi i bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit duke arritur në 150 lekë, ndërsa vetëm pak ditë më parë buka kushtonte 120 lekë.

Konsumatorët janë përballur me rritje të papritur të kostos në pikat ku blejnë çdo ditë duke bërë që të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në buxhetin e familjeve.

Sipas raportimeve, kjo rritje çmimesh vjen pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas i cili shkaktoi izolimin e zonës së juglindjes duke rritur shpenzimet për transport dhe logjistikë. Pronarët e furrave thonë se energjia elektrike dhe transporti e kanë bërë të domosdoshme këtë rritje çmimesh. Versus.al

Poll