AKTUALITET /

Vijon ‘vala e goditjeve’ të Call Center, zbulohet tjetër bazë mashtrimi me bursat! Pranga 2 administratorëve

Shkruar nga Versus

Vijon ‘vala e goditjeve’ të Call Center, zbulohet tjetër

Aksionet e goditjes së bazave të ‘’call center’’ që mashtronin qytetarë të huaj është ende në vijim. Këtë herë gjatë aksionit të zhvilluar në një apartament në rrugën ‘’Sulejman Delvina’’ në Tiranë janë kapur në flagrancë dy administratorët Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj dhe 12 operatorë.

Administratorët u arrestuan, ndërsa për operatorët ka nisur një procedim penal. Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR.

Operacionet ndaj bazave që përdoreshin për të mashtruar shtetasit e huaj që të investonin në bursa fiktive kanë qenë të njëpasnjëshme që prej goditjes së tre rasteve disa ditë më parë në Tiranë ku në operacion ishin të pranishëm edhe agjentë austriakë. Versus.al

Poll