
Policia njoftoi sot arrestimin e 5 inspektorëve të IMT, drejtuesen teknike dhe inxhinierin përgjegjës për ndërtimin e 3 vilave në resortin luksoz me vila të ndërtuara nga ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta.
Në njoftim bëhej me dije se në kërkim janë 3 inspektorë të tjerë të mbrojtjes së territorit si dhe 2 bashkëadministratorët e këtyre objekteve dhe arkitekten.
Pavarësisht akuzave për ndërtim të paligjshëm, në gjithë veprimet e ndërmarra në asnjë moment nuk vihet re emri apo përfshirja e ndërtuesit, Vladimir Kosta i cili mbajti mandatin e deputetit nga 2013-ta deri në 2017-ën kur iu hoq për shkak të një dënimi që nuk e kishte deklaruar në formularin përkatës.
Më 26 shkurt të këtij viti, Kosta u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku u mor në pyetje nga prokurorët lidhur me hetimet që po zhvilloheshin ndaj Veliajt. Kosta njihet gjithashtu dhe si pronar i ‘SKy Toëer’ në ish-bllok, pallati ku ndodhen dhe zyrat e OJF-së ‘Harabel’ e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa e cila gjithashtu është marrë e pandehur nga SPAK. Versus.al

