AKTUALITET /

Vlora sërish pa ujë të pijshëm/ Ndërpritet furnizimi në disa zona, arsyeja

Si pasojë, është ndërprerë furnizimi me ujë në disa zona që varen nga ky stacion, përfshirë lagjen 24 Maji, Petroliferën, TECI-n, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.

Shkruar nga Versus

Vlora sërish pa ujë të pijshëm/ Ndërpritet furnizimi

Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është kryer vjedhja e saracineskës në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, është ndërprerë furnizimi me ujë në disa zona që varen nga ky stacion, përfshirë lagjen 24 Maji, Petroliferën, TECI-n, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.

Ekipet e punës ndërhynë menjëherë për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal. Ngjarja është denoncuar pranë Policisë së Qarkut Vlorë dhe hetimet janë në vazhdim.

Poll