AKTUALITET /

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, hetim për shpërdorim detyre ndaj 2 punonjëseve të postës

Shkruar nga Versus

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, hetim për

Korçë- Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “shpërdorim detyre” sa i takon rastit të dy punonjëseve të postës shqiptare në Bilisht të cilat dyshohet se kanë vjedhur fondet e postës për pensionistët që jetojnë jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se vjedhjet janë kryer gjatë periudhës tetor 2025-janar 2026. Prokuroria nuk jep detaje mbi shifrën e vjedhur duke u mjaftuar me përcaktimin se bëhet fjalë për dëm ekonomik të konsiderueshëm, por detajet e publikuara në media 10 ditë më parë bënë me dije se flitet për një shumë prej 22 milionë lekësh të vjetra.

Përgjegjësja, 29 vjeçe dhe arkëtarja 27 vjeçe firmosnin mandatet jashtë ambienteve të zyrës postare pa shuma konkrete. Ndaj dy punonjëseve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Versus.al

Poll